Ndërlidhjet

Samaras: Greqia mund të përfitojë nga shitja e ishujve të pabanuar


Kryeministri grek Antonis Samaras
Kryeministri grek Antonis Samaras
Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka deklaruar se qeveria mund të fitoj me shitjen e ishujve të pabanuar, ka raportuar e përditshmja parisiene, Lë Mond.

Samaras ka thënë se rëndësinë më të madhe për, ripërtritjen e ekonomisë e kanë investimet, ndërsa planet e privatizimit nënkuptojnë shitjen e hekurudhës dhe të një pjese të gadishullit Atika.

Në pyetjen se a është qeveria e gatshme t’i shesë edhe disa ishuj të pabanuar, Samaras është përgjigjur se disa prej tyre do të mund të ishin të dobishme nga aspekti komercial “derisa kjo nuk do të krijonte probleme për sigurinë kombëtare”.
XS
SM
MD
LG