Ndërlidhjet

KFOR: Po vazhdojnë negociatat për zhbllokimin e rrugëve


Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, tha sot se janë në zhvillim e sipër negociatat për zhbllokimin e rrugëve te fshati Zupçe, ku serbët sot kishin vënë barrikada.

Siç raporton agjencia Beta, Novicki e ka vërtetuar se janë arrestuar dy vetë.

Serbët në pjesën veriore të Kosovës sot e kishin bllokuar kalimin e makinave të misionit EULEKS, me shpejgimin se ky mision nuk po e mbanë neutralitetin ndaj statusit.

Novicki tha se KFOR-i ka reaguar menjëherë dhe e ka vendosur një pikë kontrolli në afërsi të Zupçes.
XS
SM
MD
LG