Ndërlidhjet

"Sun" publikon foton nudo të princ Herrit


Fotot nudo të princ Herrit
Fotot nudo të princ Herrit
Publikimi i fotografive kundërthënëse nudo të princit Herri nga ana e britanikes “The Sun”, ka shkaktuar një debat në lidhje me lirinë e shtypit dhe privatësinë.

Tabloidi, në pronësi të manjatit të mediave, Rupert Mërdok, theu akullin të premten, duke botuar një nga fotografitë e komprometuara në ballinë.

Sun, duke e përshkruar botimin e së premtes si një “edicion suveniri”, tha se vendimi për të publikuar është bazuar në çështjen e lirisë së shtypit.

Pallati Mbretëror në një reagim fillestar, tha se “gazetat rregullojnë veten, kështu që publikimi i fotografive është përfundimisht një vendim që e marrin redaktorët”.

Fotografitë e para u shfaqën në SHBA të mërkurën në magazinën online TMZ.

Por, mediat britanike u përmbajtën nga publikimi i tyre të enjten, pasi që mbikëqyrësi kryesor për shtyp, duke vepruar me kërkesë të familjes mbretërore, ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rregullat e privatësisë.
XS
SM
MD
LG