Ndërlidhjet

Nju Jork: Dy të vdekur, përfshirë sulmuesin, nga armë zjarri


Nju Jork
Nju Jork
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se të paktën 10 persona janë qëlluar nga armë zjarri në afërsi të rrokaqiellit Empire State, njofton CNN.

Një nga viktimat thuhet të ketë humbur jetën. Mediat amerikanë njoftojnë se edhe sulmuesi është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka thënë se ka pranuar një thirrje për të shtëna me armë zjarri rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, sipas kohës lokale në Nju Jork.

Policia ka mbyllur për qarkullim disa rrugë përgjatë 5th Avenue dhe 34th Street në Menhetën.

Empire State Building është një prej rrokaqiejve më të njohur në botë dhe një nga atraksionet më të njohura turistike në Nju Jork.

Çdo vit, këtë ndërtesë e vizitojnë rreth 4 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG