Ndërlidhjet

Breivik nuk e apelon vendimin


Anders Behring Breivik
Anders Behring Breivik
Avokatja mbrojtëse Vibeke Hein Baera e Anders Behring Breivik, tha se apelimi i vendimit të gjykatës, me të cilin, Breivik u dënua me 21 vjet burg, i takon vetë të pandehurit.

“Për këtë i takon zotit Breivik të vendosë. Ne e kemi këshilluar që ai ka 14 ditë për të vendosur. Por, ai ka thënë se me siguri nuk do ta apelojë vendimin”, tha Baera.

Sot një gjykatë norvegjeze e shpalli fajtor për vrasje masive Anders Bering Breivik dhe e dënoi atë me 21 vite burg pas një sulmi me bombë dhe armë zjarri nga i cili humbën jetën 77 njerëz në vitin e kaluar.

Pesë gjykatësit e Gjykatës së Qarkut në Oslo deklaruan unanimisht se 33 vjeçari Breivik është në gjendje të rregullt psikike për ta vuajtur dënimin.

Dënimi me 21 vjet burg është dënimi më i lartë në Norvegji, ku nuk jepen dënime me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG