Ndërlidhjet

Blumberg: Incidenti s'ka lidhje me terrorizmin


Nju Jork
Nju Jork
Prefekti i Nju Jorkut Majkëll Blumberg tha se policia e qëlloi për vdekje një person të armatosur jashtë rrokaqiellit Empire State, pasi ai e kishte vrarë një ish-koleg të punës dhe ia kishte kthyer armën policisë.

Nëntë njerëz në rrokaqiellin më të njohur në botë dhe një nga atraksionet turistike të Nju Jorkut, janë plagosur me armë zjarri.

Blumberg tha se disa mund të jenë qëlluar aksidentalisht nga plumbat e policisë.

Blumberg tha se 53-vjeçari Xhefri Xhonson ishte larguar nga puna një vit më parë dhe ishte zënë sot jashtë selisë së kompanisë me viktimën 41-vjeçare, para se ta qëllonte për vdekje.

Blumberg tha Xhonson u largua nga blloku, dhe pastaj ia drejroi armën dy policëve që qëndronin në hyrje të Empire State Building, si pjesë e programit të Nju Jorkut kundër terrorizmit.

Policia ka përjashtuar çdo lidhje me terrorizmin.
XS
SM
MD
LG