Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet mes Iranit dhe OKB-së


Flamuri iranian në selia e ANEB-it në Vjenë
Flamuri iranian në selia e ANEB-it në Vjenë
Bisedimet në mes të Agjencisë për Energji Bërthamore të OKB-së dhe Iranit, që synojnë zgjidhjen e shqetësimeve lidhur me programin atomik të Teheranit, kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Kryeinspektori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Herman Nakarts, iu tha gazetarëve pas takimit në Vjenë se “ekzistojnë edhe më tej dallime të rëndësishme” që e pengojnë marrëveshjen, duke shtuar se “në këtë moment”, nuk janë planifikuar bisedime të mëtejshme.

ANEB po heton dyshimet se Irani ka kryer fshehtas punë kërkimore për armët bërthamore, akuza këto që refuzohen nga republika islamike.

Diplomatët perëndimorë thonë se Irani ka instaluar më shumë makina për pasurimin e uraniumit në objektin e tij Fordou, pavarësisht sanksioneve të OKB-së që synojnë frenimin e aktiviteteve të pasurimit.

Diplomatët perëndimorë gjithashtu pohojnë se Irani është duke spastruar objektet në zonën e Parçinit për të larguar dëshmitë mbi aktivitetet e paligjshme.

Bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore kanë dështuar në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG