Ndërlidhjet

Pritje në Merdare, normalizim te Dheu i Bardhë


Merdare
Merdare
Policia e Kosovës njofton se qarkullimi i automjeteve dhe personave në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi (zona neutrale) është normalizuar.

“Pritjet në këtë pikë kalim kufitar sipas informacioneve që posedon Policia e Kosovës tani janë në suaza të normales dhe nuk kalojnë më shumë se 20 minuta”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Sipas informatave të policisë, në pikë-kalimin kufitar në Merdare, situata mbetet e njëjtë.

“Në hyrje të Republikës së Kosovës pritjet në këtë pikë kalim kufitar sipas qytetarëve janë në kohëzgjatje prej rreth 20 minutave, ndërsa në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi kolona e automjeteve është e gjatë rreth 500-600 me pritje prej rreth 2-3 orësh”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët e gjithë kjo pritje “bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca gjatë regjistrimit-plotësimit të formularëve nga ana e autoriteteve serbe.
XS
SM
MD
LG