Ndërlidhjet

Norvegjezët përshëndesin dënimin e Breivikut


Anders Behring Breivik
Anders Behring Breivik
Vendimi i gjykatës për Anders Behring Breivik, i cili u dënua me 21 vjet burg për vrasjen e 77 njerëzve në Norvegji, dhe në të cilin thuhet se ai ishte i arsyeshëm kur ndërmori sulmin si pjesë e një kryqëzate anti-myslimane, është vlerësuar nga shumë njerëz, derisa disa kanë thënë se vendimi do t’iu mundësojë që të rimëkëmben nga tragjedia, shkruan agjencia Associated Press.

Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg tha se “rishikimi i detajeve të tmerrshme të rastit ka qenë një përvojë e hidhur për shumë, por ishte i nevojshëm dhe në përputhje me parimet e sistemit tonë ligjor”.

”Sot neve na është kujtuar se cka është me të vërtetë e rëndësishme në këtë
kontekst: Ata të cilët janë vrarë ose plagosur më 22 korrik, ata që kanë humbur të dashurit e tyre, dhe të gjithë ata që u preken direkt”, ka thënë Stoltenberg.

Per Anders Langerodin, mbijetues i të shtënave në ishullin Utaja thotë se do të donte ta vizitonte Breivikun në qeli.

“Unë në fakt do të doja ta vizitoja në qelinë e tij në burg dhe të bërtasë shumë për 15 minuta, 20 minuta, të hedh disa pjata në tokë, që të shfaq zemërimin”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të donte ta lëndonte, por vetëm t'i tregojë se sa mizor që është.

Një tjetër i mbijetuar i Utojës, Tore Sinding Bekedal shprehet:

“Unë jam shumë i lumtur për rezultatin. Unë besoj se ai është i çmendur, por kjo është çmenduri politike dhe jo psikiatrike. Ai është një person i përçmuar dhe një njeri i vogël i trishtuar”.
XS
SM
MD
LG