Ndërlidhjet

Samaras dhe Holland bisedojnë për Greqinë


Kryeministri grek, Antonis Samaras.
Kryeministri grek, Antonis Samaras.
Kryeministri grek, Antonis Samaras, do të takojë sot në Paris presidentin e Francës, Fransua Holland.

Samaras do të kërkojë më shumë kohë për të zbatuar reformat e dhimbshme, të cilat kushtëzojnë Athinën për qasje të vazhdueshme në paketën e ndihmës, në vlerë prej 240 miliardë eurosh.

Samaras, të premten, ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se do që Greqia të mbetet në Eurozonë.

Greqia duhet të zbatojë një sërë mashash të ashpra kursimi, për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në zonën e euros.
XS
SM
MD
LG