Ndërlidhjet

Stefanoviq: Plani për Kosovën, brenda javësh


Kreu i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
Kreu i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
Kreu i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se plani për Kosovën është në përpilim e sipër dhe se do të jetë gati për disa javë.

Në lidhje me këtë plan, ai ka thënë se do të bisedojë së shpejti edhe me presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, me shefin e Zyrës për Kosovën, Aleksander Vulin dhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë së Serbisë.

Duke folur për mediat serbe, ai nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e planit.

Aktualisht, në Kosovë po zhvillohet një debat në lidhje me nisjen e një dialogu politik me Serbinë, përderisa sikurse Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe presidenti serb po kërkojnë konsensus ndërpartiak për këto lloj bisedimesh.

Nga bisedimet teknike, të zhvilluara deri në mars të këtij viti nën ndërmjetësimin e BE-së, janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave, sipas përfaqësuesve kosovarë, ka ngecur.
XS
SM
MD
LG