Ndërlidhjet

Aktivistët: “Masakër” pranë Damaskut


Siri
Siri
Aktivistët sirianë kanë bërë të ditur se kanë gjetur trupat e së paku 200 personave në qytetin Daraja, pranë Damaskut.

Aktivistët thonë se ata janë vrarë në një distancë të afërt nga forcat qeveritare dhe se në mesin e tyre ka edhe gra.

Agjencia shtetërore e lajmeve, në anën tjetër, ka thënë se “forcat tona heroike kanë pastruar Darajan nga mbetjet e grupeve të armatosura terroriste”.

Këshilli Kombëtar i Sirisë, të shtunën, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe të ndërhyjnë për të parandaluar “katastrofën” në provincën e rrethuar të Homsit.
XS
SM
MD
LG