Ndërlidhjet

Ikja e Nil Armstrongut


Hapat e parë në Hënë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Hapat e parë në Hënë


Ish-astronauti amerikan, Nil Armstrong, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Armstrong i ishte nënshtruar një operacioni në zemër këtë muaj, për të zhbllokuar arteriet koronare.

Si udhëheqës i misionit të Apollos 11, Armostrong ka qenë njeriu i parë që ka shkelur në Hënë, më 20 korrik të vitit 1969.

Ai mbahet në mend edhe për thënien:

“Ky është një hap i vogël për njeriun, por një kërcim gjigant për njerëzimin”.

Armstrong dhe shoku i tij, astronauti amerikan, Edvin Aldrin, kanë kaluar gati tre orë duke ecur në Hënë.

Rreth 600 milionë njerëz, përkatësisht një e pesta e popullsisë së botës në atë kohë, kanë ndjekur ose dëgjuar zbritjen në Hënë.

Për të dy ata dhe anëtarin e tretë te ekuipazhit, Majkëll Kollins, ishin organizuar parada të mëdha në Nju Jork, Çikago dhe Los Anxhelos.

Ecja në Hënë është parë edhe si fitore e Shteteve të Bashkuara në garën për hapësirë, gjatë Luftës së Ftohtë, e cila ka nisur më 4 tetor të vitit 1957, kur Bashkimi Sovjetik ka tronditur botën me lansimin e satelitit Sputnik 1.

Armstrong më vonë ka deklaruar se gara ka qenë “konkurrim paqësor”.

“Ka qenë intensive dhe ka lejuar të dyja palët të marrin rrugë për objektivat në shkencë dhe eksplorim. Ajo ka siguruar një mekanizëm për lindjen e bashkëpunimit ndërmjet ish-kundërshtarëve. Në këtë kuptim, ka qenë një investim i jashtëzakonshëm shtetëror për të dyja palët”, ka thënë Armstrong.

Në total, 12 amerikanë kanë ecur në Hënë nga viti 1969 deri më 1972.

Misioni Apollo 11 ka qenë fluturimi i fundit i Armstrongut në hapësirë, por ka vazhduar të punojë në agjencinë amerikane të hapësirës, NASA.

Në vitet më pas, Armstrong ka shmangur paraqitjet publike, duke kaluar më shumë kohë në fermën e tij në Ohajo, ku edhe ka lindur më 5 gusht të vitit 1930.

Familja e tij ka bërë një kërkesë të thjeshtë për këdo që do ta kujtojë Armstrongun:

“Nderoni shembullin e tij të shërbimit, arritjen dhe modestinë. Kur të ecni në natë të kthjelltë dhe të shihni Hënën të buzëqeshë, mendoni në Nil Armstrongun dhe bëjani me sy”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar” me vdekjen e astronautit, duke e cilësuar Armstrongun si njërin nga heronjtë më të mëdhenj të vendit, në të gjitha kohërat.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG