Ndërlidhjet

Nis samiti i Lëvizjes së të Painkuadruarve


Teheran, 26 gusht 2012.
Teheran, 26 gusht 2012.
Në Iran ka nisur sot punimet samiti i Lëvizjes së të Painkuadruarve. Rreth 35 udhëheqës të shteteve apo qeverive do të ndjekin ngjarjen, e cila përfundon më 31 gusht.

Lista e të ftuarve përfshin edhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i cili i ka rezistuar presionit diplomatik për të bojkotuar samitin, pasi presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka përsëritur qëndrimin e tij se Izraeli është një “tumor kanceroz”, i cili nuk ka vend në Lindjen e Mesme.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Irani nuk e meriton të organizojë këtë ngjarje dhe se do të përpiqet të manipulojë pjesëmarrësit.

Lëvizja e të Painkuadruarve, e themeluar në kulmin e Luftës së Ftohtë, është një grupim i vendeve në zhvillim, që nuk e kanë lidhur veten me ndonjë superfuqi të madhe.

Lëvizja aktualisht përbëhet nga 120 anëtare – në mesin e tyre: Venezuela, Irani, Afrika Jugore, India dhe Arabia Saudite.

Kina, Rusia dhe Brazili janë në mesin e vendeve me status vëzhguesi.
XS
SM
MD
LG