Ndërlidhjet

Arabia Saudite parandalon sulmet terroriste


Ilustrim
Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë thënë se kanë zbuluar qeliza terroriste në mbretëri dhe se kanë arrestuar tetë persona.

Mediat lokale citojnë ministrin e Brendshëm të ketë thënë se gjashtë jemenas dhe dy saduitë janë në mesin e të arrestuarve.

Sipas burimeve të njëjta, ata dyshohet se kanë planifikuar komplote për të sulmuar policinë dhe civilët në Riad.

Ministria e Brendshme ka thënë se të dyshuarit promovojnë mendimet e Takfirit – term ky që në Arabinë Saudite i referohet Al Kaidës ose grupeve të lidhura me këtë organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG