Ndërlidhjet

Asad: Siria do të mposhtë “komplotin e huaj”


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad --- foto arkivi.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad --- foto arkivi.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka thënë të dielën se Siria do të mposhtë atë që ai e ka cilësuar si “komplot të huaj kundër vendit”.

“Ajo çfarë po ndodh tani, nuk synon vetëm Sirinë, por tërë rajonin”, transmeton agjencia shtetërore SANA deklaratën e Asadit.

Ai i ka bërë këto komente në Damask, gjatë takimit me kren e Komisionit iranian për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme, Aladin Borujerdi.

Në anën tjetër, aktivistët e opozitës siriane kanë deklaruar se kanë gjetur trupat e më shumë se 300 personave në Daraja, duke akuzuar forcat qeveritare për “masakër”.
XS
SM
MD
LG