Ndërlidhjet

Mitrovicë: Veriu me incidente, por situata është e qetë


Pamje nga mbledhja e Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë
Pamje nga mbledhja e Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë
Gjendja e sigurisë në Mitrovicë, në dy javët e fundit, është përshkruar me disa incidente, por kjo nuk ka pasur reflektim në sigurinë e përgjithshme, përderisa problem sërish mbeten barrikadat në rrugët e veriut, ka njoftuar sot Komiteti i Sigurisë i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Behxhet Bala nga kjo drejtori, tha se javët e fundit situata, ndonëse në përgjithësi e qetë, ka vazhduar të jetë e tensionuar pas disa incidenteve në pjesën veriore, dhe i ka dënuar këto akte të dhunshme “të kriminelëve serbë”. Një nga rastet e përmendura të dhunës ishte ai i rrahjes së disa shqiptarëve nga një grup prej 10 vetësh, në orët e vona të natës.

Mëtutje, ai ka theksuar se barrikadat që kanë mbetur në rrugët e veriut, paraqesin problem për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe e vështirësojnë jetën e banorëve.
XS
SM
MD
LG