Ndërlidhjet

Irak: Persona të armatosur e kanë vrarë një gjeneral


Banorët lokalë në vendin e një eksplodimi të mëparshëm me bombë në qytetin Taxhi të Irakut
Banorët lokalë në vendin e një eksplodimi të mëparshëm me bombë në qytetin Taxhi të Irakut
Zyrtarët në Irak thonë se persona të armatosur e kanë vrarë sot një gjeneral të armatës, ndërsa dy civilë të tjerë janë vrarë në sulme të ndara në këtë vend.

Gjenerali i forcave kufitare, Abdul-Muhsen Khazal, është vrarë nga disa persona të armatosur në qytetin sunit, Taxhi, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Në incidente të tjera, nga shpërthimi i një bombe në qytetin verior Mosul, është vrarë një civil dhe plagosur një tjetër, ndërsa në qytetin Haditha nga eksplodimi është vrarë një civil dhe janë plagosur së paku tre ushtarë.

Aktualisht, dhuna në Irak ka shënuar rënie domethënëse, por sulmet ende janë të zakonshme në këtë vend.
XS
SM
MD
LG