Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet lirimi i menjëhershëm i gazetarëve në Siri


Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit i Shteteve të Bashkuara (BBG), i ka bërë thirrje Sirisë që menjëherë t’i liroj dy gazetarët, që punonin për njërin prej televizioneve me seli në Shtetet e Bashkuara.

Gazetari Bashar Fahmi dhe kameramani Kunejt Unal punonin për televizionin Alhurra me seli në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Ata po raportonin për dhunën në Alepo, kur u zhdukën më 20 gusht.

BBG nëpërmjet një kumtese të mbrëmshme tha se televizioni i Sirisë e ka transmetuar një video të kameramanit Unal, ku ai e ka përshkruar vetveten si pjesë e një force ndërkombëtare militante.

Bordi, që e mbikëqyrë punën e disa rrjeteve të lajmeve, përfshirë edhe Radion Everopa e Lirë, ka njoftuar se ministri i jashtëm i Turqisë tha se Unal ishte detyruar me forcë që ta bëjë këtë deklaratë.

Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit është themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG