Ndërlidhjet

Adoleshentët që rrezikohen nga dëmtimet në tru


Marihuanë...
Një studim ka treguar se adoleshentët që thithin kanabis para moshës 18-vjeçare, mund të shkaktojnë dëme të përhershme për shëndetin e tyre.

Studimi, i kryer nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, thotë se të miturit, që janë përdorues të rregullt, mund të përballen me dëmtim të koeficientit të inteligjencës, probleme në kujtesë dhe vëmendje.

Hulumtuesit thonë se kanë gjetur prova të rënies mendore në mesin e njerëzve ndërmjet moshës 18 dhe 38 vjeç, të cilët kanë nisur të thithin marihuanë para moshës madhore.

Shkencëtarët thonë se kanabisi mund të jetë më i dëmshëm për personat nën 18 vjeç, pasi truri i tyre është ende në zhvillim dhe mund të jetë më i rrezikuar nga droga.

Studimi sugjeron se përdorimi aktiv pas moshës 18-vjeçare mund të jetë më pak i dëmshëm për trurin.
XS
SM
MD
LG