Ndërlidhjet

Ban viziton Iranin


Ban Ki-mun
Ban Ki-mun
Një zëdhënës i Ban Ki-munit tha se shefi i OKB do t’iu thotë liderëve iranianë këtë javë se duhet të ndërmarrin “masa urgjente” në lidhje me programin e tyre bërthamor dhe të drejtat e njeriut.

Zëdhënësi i OKB-së Farhan Hak e bëri këtë deklaratë për gazetarët, derisa Ban është nisur për në Teheran për të marrë pjesë në samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve, që fillon sot(të mërkurën).

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë thënë se Ban nuk duhet të shkojë në Iran.

Hak tha se Ban do të ngrejë shqetësimet e “qarta” mbi Iranin ku “përfshihen programi bërthamor i Iranit, terrorizmi, të drejtat e njeriut dhe kriza në Siri.”

Ban pritet të takohet me udhëheqësin suprem të Iranit Ajatollah Ali Homnei dhe presidentin Mahmud Ahmedinexhad.
XS
SM
MD
LG