Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabeta hap Lojërat Paralimpike


Mbretëresha Elizabeta
Mbretëresha Elizabeta
Mbretëresha Elizabeta e Britanisë pritet që zyrtarisht të hapë sonte në mbrëmje Lojërat Paralimpike 2012 në Londër.

Paralimpikët, që janë lojëra për atletët me aftësi të kufizuara fizike, sikur që kanë amputime, apo të verbërit, mbahen menjëherë pas Lojërave Olimpike, në qytetin e njëjtë nikoqir.

Në këto lojëra pritet të marrin pjesë më shumë se 4 mijë e 200 atletë nga 166 vende - një numër rekord – të ciëlt garojnë në 20 sporte.

Lojërat do të vazhdojnë deri më 9 shtator.

Lojërat e para Paralimpike janë mbajtur në Romë në vitin 1960, por Britania konsiderohet si “shtëpia shpirtërore” e spektaklit, pasi që gara e parë e njohur sportive për atletët me aftësi të kufizuara u mbajt në vitin 1948 në qytetin anglez Mandevill Stok.
XS
SM
MD
LG