Ndërlidhjet

Vriten 9 ushtarë pakistanezë


Luftëtar taliban
Luftëtar taliban
Të paktën nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë nga një sulm i militantëve talibanë në një rajon të largët fisnor në kufi me Afganistanin.

Radio Mashal e RFE/RL-së raporton se luftimet kanë shpërthyer të mërkurën në mëngjes në mes të forcave të sigurisë së Pakistanit dhe luftëtarëve të Tehreek-e Taliban në zonën malore të Badarit në jug të Vaziristanit.

Raportet tjera thonë se luftëtarët talibanë kanë sulmuar një postbllok të ushtrisë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se të paktën nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë, dhe të paktën tetë luftëtarë talibanë, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.

Një zëdhënës i talibanëve tha se militantët i kanë vrarë 12 ushtarë.

Vaziristani Jugor ka qenë arenë e një operacioni masiv të qeverisë kundër militantëve në vitin 2009, por, kontrolli i ushtrisë mbi rajonin, raportohet se ka mbetur i dobët.
XS
SM
MD
LG