Ndërlidhjet

Feith vizitoi Zyrën Administrative në veri


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, ka vizituar sot Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore, ku ka biseduar me kryesuesen e saj, Adrijana Hoxhiq, dhe pjesëtarët e tjerë të stafit.

Zyra Administrative e Veriut të Mitrovicës është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në maj të këtij viti.

Feith i ka bërë thirrje Qeverisë që “të vazhdojë me këtë ritëm dhe të forcojë marrëdhëniet e saj me qytetarët në veri”.

“Qytetarët në veri të Kosovës dëshirojnë të marrin në kontroll çështjet që i brengosin ata më së tepërmi. Ata po fillojnë të shohin se decentralizimi iu ofron atyre përfitime reale dhe po bëhen gjithnjë e më të hapur për të punuar me strukturat, të cilat janë vërtet transparente dhe legjitime”, ka thënë Feith.
XS
SM
MD
LG