Ndërlidhjet

Militantët rusë marrin pengje në Gjeorgji


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë ka bërë të ditur se tre zyrtarë të sigurisë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në një betejë me militantët.

Këta të fundit kishin marrë disa pengje, pasi kishin hyrë në Gjeorgji nga repubila ruse e Dagestanit.

Ministria ka bërë të ditur se 11 militantë janë vrarë në luftime

Nuk ka pasur raporte për lëndimin e pengjeve.

Zyrtarët po ashtu kanë thënë se forcat gjeorgjiane të sigurisë kanë luftuar me militantët qysh të martën vonë dhe kanë arritur të lirojnë gjashtë pengjet – që të gjithë shtetas të Gjeorgjisë.

Motivi i pengmarrjes nuk është bërë i qartë.
XS
SM
MD
LG