Ndërlidhjet

SHBA: Kandidati për zëvendëspresident premton kthesë


Pol Rajan në konventën e republikanëve
Pol Rajan në konventën e republikanëve
Kandidati republikan për zëvendëspresident amerikan, Pol Rajan, ka premtuar “kthesë” për Shtetet e Bashkuara, gjatë fjalimit të tij në konventën e partisë në Tampa të Floridës.

Kongresmenti nga Viskonsini tha se i nominuari republikan për president, Mit Romni, “nuk do tu shmanget çështjeve të vështira”.

Zoti Rajan është autor i planit të buxhetit të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit parashihen shkurtime të mëdha dhe programe sociale.

Ky fjalim u bë në kohën kur bashkëshortja e Mit Romnit dhe të tjerët, e akuzuan presidentin Barak Obama, se është i paaftë për t’i mbajtur premtimet e tij për ripërtritjen e vitalitetit ekonomik dhe për reduktimin e papunësisë.
XS
SM
MD
LG