Ndërlidhjet

Kabul: 5 ushtarë australianë të vrarë në incidente të ndara


Kryeministrja e Australisë Xhulia Gillard
Kryeministrja e Australisë Xhulia Gillard
Pesë ushtarë të Australisë janë vrarë në dy incidente të ndara në Afganistan.

Kryeministrja Xhulia Gillard vlerësoi se kjo ishte dita më vdekjeprurëse për ushtarët e Australisë prej fillimit të luftës në Afganistan.

Ushtria e Australisë tha se tre pjesëtarë të saj janë vrarë dhe dy të tjerë ishin plagosur, kur një person me uniformë të armatës afgane hapi zjarr kundër ushtarëve në bazën në provincën Uruzgan, mbrëmë vonë.

Personi që ka hapur zjarr ka arritur të largohet.

Ky ishte sulmi i fundit në valën e të ashtuquajturave sulme të “brendshme” nga personat me uniformë të forcave të sigurisë së Afganistanit kundër trupave të jashtme.

Në një incident tjetër, dy ushtarë të Australisë kanë humbur jetën sot, pasi helikopteri i tyre është përplasur në provincën Helmand.

Kryeministrja Xhulia Gillard, e cila po merr pjesë në forumin e liderëve të vendeve të Paqësorit në ujëdhesat Kuk, tha se do të kthehet menjëherë në Kanberra.
XS
SM
MD
LG