Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Kritika Iranit për Holokaust


Ban Ki-mun
Ban Ki-mun
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i ka kritikuar liderët iranianë për atë që ai i ka përshkruar si komente “mizore” me të cilat hedhet poshtë Holokausti dhe e drejta e Izraelit për të ekzistuar.

Këto komente ai i bëri sot në Teheran në samitin e të painkuadruarve.

Mëtutje, ai theksoi se e hedhë poshtë çfarëdo kërcënimi ndaj një anëtari të Kombeve të Bashkuara për ta shkatërruar një tjetër.

Ban Ki-mun tha se mosnjohja e së drejtës së një anëtari të Kombeve të Bashkuara për të ekzistuar, ose për ta përshkruar atë me fjalë raciste, është “krejtësisht e gabueshme”.

Zyrtari i lartë i OKB-së ka kërkuar nga Irani që t’i respektoj rezolutat e Kombeve të Bashkuara, me të cilat kërkohet ndalja e aktiviteteve atomike të pasurimit të uraniumit, duke tërhequr vërejtjen se tensionet ndërkombëtare lidhur me këtë çështje rrezikojnë të përkeqësohen në luftë.
XS
SM
MD
LG