Ndërlidhjet

Fyle: Kushti kryesor për Serbinë – Kosova


Shtefan Fyle
Shtefan Fyle
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, tha sot se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën.

Ai ka kërkuar që Serbia t’i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Këto komente ai i bëri sot në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, e cila ka pohuar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon.

Zoti Fyle ka theksuar rëndësinë që Serbia t’i plotësoj të gjitha kushtet nga fusha e drejtësisë dhe t’i harmonizoj ligjet me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG