Ndërlidhjet

Romni pranon nominimin republikan


Mit Romni - foto arkivi
Mit Romni - foto arkivi
Mit Romni ka pranuar zyrtarisht nominimin e Partisë Republikane për të garuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kundër presidentit aktual, Barak Obama.

Gjatë fjalimit të tij në Konventën e Tampas, Romni tha se Obama ka dështuar të mbajë premtimin për shpresë dhe ndryshim.

Romni e ka cilësuar veten si shpresën më të mirë për të ngritur ekonominë amerikane.

Ai ka thënë se premtimet e Obamës katër vjet më parë “i kanë hapur rrugë zhgënjimit dhe ndarjes”.

Fjalimi i ish-guvernatorit të Masaçusecit është ndjekur nga dhjetëra miliona teleshikues.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 6 nëntor.
XS
SM
MD
LG