Ndërlidhjet

OKB kërkon më shumë ndihma për Sirinë


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë ndihma humanitare në Siri.

Zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm, Jan Eliason, ka thënë se gjatë muajit korrik ndihmat u janë shpërndarë 820,000 personave, krahasuar me 250,000 në muajin prill.

Ai po ashtu ka thënë se propozimet për të krijuar zona të sigurta në Siri do të shqyrtohen me kujdes.

Eliason i ka bërë këto komente gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili është fokusuar në krizën humanitare në Siri.

Analistët thonë se mungesa e diplomatëve të lartë nga SHBA-ja, Rusia dhe Kina ka vënë në pah bllokadën e këtij organi për mënyrën si si t’i jepet fund konfliktit.

Të paktën 200,000 sirianë kanë lënë vendin prejse ka nisur kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad në mars të vitit të kaluar.

Rreth 3 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
XS
SM
MD
LG