Ndërlidhjet

Lirohet disidenti i burgosur nga provat e Yahoo-s


Yahoo
Yahoo
Një disident kinez, i cili është dënuar me 10 vjet burgim në bazë të provave që ka siguruar kompania amerikane e internetit Yahoo, është liruar të premten pas përfundimit të dënimit.

Uang Ksijaoning është burgosur në vitin 2002 nën akuzat se ka bërë thirrje për reforma demokratike në Kinë dhe se ka kritikuar sundimin komunist.

Kompania amerikane e internetit ka marrë kritika të ashpra, pasi u ka siguruar autoriteteve kineze informacione që kanë lidhur Uangun me e-maile anonimie dhe shkrime politike.

Pasi një grup për të drejtat e njeriut ka ngritur padi në SHBA, në emër të Uangut dhe disidentëve të tjerë të burgosur, Yahoo ka kërkuar falje dhe ka paguar një shumë të pazbuluar kompensimi.

Uang, 62 vjeç, është liruar në orët e hershme të mëngjesit, por, sipas kushteve të lirimit, nuk i është lejuar të flasë për mediat.
XS
SM
MD
LG