Ndërlidhjet

Armenia i pezullon raportet me Hungarinë


Harta e Armenisë
Harta e Armenisë
Armenia sot i ka pezulluar marrëdhëniet me Hungarinë, duke e kritikuar këtë shtet, që është anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, se e ka liruar efektivisht personin nga Azerbajxhani, që ishte dënuar në Budapest, për shkak të vrasjes së një oficeri nga Armenia.

Presidenti armen, Serzh Sarkasian, e shpalli këtë vendim në mbledhjen e ambasadorëve të jashtëm në kryeqytetin Erevan dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Ky vendim u bë pasi në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Armenisë, u diskutua për implikimet e dërgimit të të dënuarit Ramil Safarov në Azerbajxhan dhe amnistia e menjëhershme e presidentit Ilham Alijev.
XS
SM
MD
LG