Ndërlidhjet

Obama: Ushtarët në Afganistan përballen me "luftë të ashpër"


Ushtarë amerikanë në Afganistan
Ushtarë amerikanë në Afganistan
Presidenti amerikan Barak Obama tha se ushtarët amerikanë në Afganistan ende përballen me një “luftë shumë të ashpër”, por u zotua se do t’i japë fund luftës atje në mënyrë të “përgjegjshme”, sikurse në Irak.

Obama bëri këto komente të premten në Fort Blis të shtetit jugor të Teksasit.

Ai ishte atje për të shënuar përvjetorin e dytë të përfundimit të operacioneve luftarake amerikane në Irak.

Presidenti amerikan vlerësoi fuqinë dhe angazhimin e aleatëve të SHBA-ve në mbarë botën për të siguruar mposhtjen e Al-Kaidës.

Obama mbrojti katër vjtet e tij në Zyrën Ovale nga akuzat për mungesën e lidershipit të kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë, Mit Romni e Pol Rajan.
XS
SM
MD
LG