Ndërlidhjet

Serbia "ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës"


Çedomir Jovanoviq
Çedomir Jovanoviq
Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë se politika e re e Serbisë për Kosovën duhet të jetë e qartë dhe e liruar nga vetëcenzura për shkak te rejtingut partiak.

Ai ka thënë se nuk duhet lëshuar ky moment, nga i cili mund të vendoset rruga e ardhshme e vendit.

Jovanoviq ka bërë thirrje për lërje anash të interpretimeve të ndryshme mbi fusnotat dhe të flitet për jetët e njerëzve.

“Përfundimisht duhet insistuar që e tërë çështja mos të shihet në kontekst se ‘çka duhet të sakrifikojmë’ për të marrë kandidaturën, por se si t’i lidhim këto dy procese se si përfitimet dhe zgjidhjet nga përvoja evropiane, nga reformat, të përdoren si mjet për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, mosmarrëveshjeve mes popujve tanë, të cilat nuk do të zgjidhen as duke i injoruar problemet, dhe as duke u kufizuar vetëm në marrëveshjet teknike”, ka thënë Jovanoviq në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.
XS
SM
MD
LG