Ndërlidhjet

Armenia reagon në OSBE për lirimin e Safarovit


Ramil Safarov
Ramil Safarov
Jerevani tha se do të dërgojë letra për shtetet që bashkëkryesojnë grupin e Minskut në OSBE për të protestuar kundër Azerbejxhanit për lirimin e një ushtari, që u ekstradua në Baku nga Hungaria, ku po vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një oficeri armen.

Letrat pasojnë pezullimin e marrëdhënieve diplomatike të Jerevanit me Budapestin në lidhje me ekstradimin e Ramil Safarovit, i cili ishte dënuar për vrasjen e Margarian Gurgenin në një sesion trajnimi të NATO-s në vitin 2004 në Hungari.

Ilham Aliev, presidenti i Azerbejxhanit ka falur Safarovin pas arritjes së tij të premten në vend.

Hungaria tha se e ka ekstraduar Safarovin pas marrjes së garancive nga Baku se ai do të vazhdojë të shërbejë dënimin e përjetshëm në vendin e tij.

Shtetet që bashkëkryesojnë Grupin e Minskut janë Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Grupi Minsk kërkon një zgjidhje të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakut.
XS
SM
MD
LG