Ndërlidhjet

Armenët djegin flamurin hungarez


Protestuesit djegin flamurin hungarez, Jerevan, 01 shtator, 2012
Protestuesit djegin flamurin hungarez, Jerevan, 01 shtator, 2012
Qindra njerëz kanë protestuar jashtë konsullatës hungareze në Jerevan pasi që Budapesti ekstradoi një ushtar në Azerbejxhan, i cili po vuante dënimin e përjetshëm në Hungari për shkak të vrasjes së një oficeri armen.

Presidenti i Azerbejxhanit e amnistoi Ramil Safarovin me të arritur në vendin e tij.

Hungaria këmbëngul se Azerbejxhani i kishte premtuar se ushtari do ta kryente pjesën e dënimit në vendin e tij dhe se nuk do të lirohej.

Qindra armenë të zemëruar kanë djegur flamurin hungarez dhe kanë hedhur ve, domate dhe monedha duke e akuzuar Budapestin se ka bërë marrëveshje me Bakun për të përfituar nga pasuritë energjetike të Azerbejxhanit.

Të premten, Jerevani shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë.

Presidenti armen, Serzh Sarkisian tha se Hungaria ka “bërë gabim” duke e ekstraduar vrasësin, i cili e kishte therur viktimën për vdekje në Budapest, në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG