Ndërlidhjet

Në dhjetor, zgjedhje parlamentare në Rumani


Flamuri rumun
Flamuri rumun
Qeveria e Rumanisë tha do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 9 dhjetor.

Zgjedhjet vijnë në mes të tensioneve ndërmjet koalicionit qeverisës majtist USL të kryeministrit Viktor Ponta dhe presidentit të qendrës së djathtë Trajan Bashesku.

Në muajin korrik, USL nisi një lëvizje për të rrëzuar Basheskun, që çoi në referendumin e dështuar për shkak të mospjesëmarrjes së duhur.

Shtytja e aleancës së majtë të Pontas për të rrëzuar Basheskun ka ngadalësuar marrjen e vendimeve politike dhe ka rritur dilemat në lidhje me fatin e kredisë prej 5 miliardë eurosh të FMN-së.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë kritikuar ashpër lëvizjen e majtistëve, duke ngre shqetësimet për minimin e demokracisë.

Qeveria e USL-së është përcjellë me skandale që nga ardhja në pushtet në muajin prill me vetë Pontën, që është përballur me akuzat për palgjiaturë.
XS
SM
MD
LG