Ndërlidhjet

HRW kërkon presion ndaj Indonezisë


Logo e HRW-se
Logo e HRW-se
Human Rights Watch i ka kërkuar sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton që të bëjë presion ndaj qeverisë indoneziane për shkak të rritjes së mostolerancës fetare, një ditë para vizitës së saj në këtë vend.

Autoritetet indoneziane kanë dështuar që të adresojnë në mënyrë adekuate incidentet e dhunshme të grupeve miltante islamike ndaj minoriteteve tjera fetare në vend, përfshirë sektin mysliman Ahmadija, të krishterët dhe shiitët, ka thënë grupi me seli në Nju Jork.

Grupet për të drejtat e njeriut në Indonezi thonë se dhuna kundër minoriteteve është përshkallëzuar që nga viti 2008.

Në shkurt të vitit 2011, një bandë myslimane prej 1 mijë e 500 personash kanë djegur dy kisha dhe kanë grabitur të tretën në qytetin Temangung, në ishullin e Javas, derisa kërkonin që një i krishterë të dënohej me vdekje, për shkak se kishte fyer islamin.
XS
SM
MD
LG