Ndërlidhjet

Iran: Aksidentohet autobusi, 19 të vdekur


Aksident në Iran (foto nga arkivi)
Aksident në Iran (foto nga arkivi)
Nëntëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në Iranin jugor pasi që një autobus me të cilin po udhëtonin ka goditur një shkëmb dhe është rrokullisur.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se aksidenti ka ndodhur 50 kilometra në perëndim të qytetit Shiraz, në orët e hershme të mëngjesit. 25 pasagjerë të tjerë janë lënduar, pesë nga ta në gjendje kritike.

Policia lokale e trafikut ka fajësuar ngasësin e autobusit për “shpejtësi të madhe dhe neglizhencë”.

Sipas statistikave, në Iran çdo vit vdesin 20 mijë njerëz në aksidente trafiku.
XS
SM
MD
LG