Ndërlidhjet

Organizata e Shangait shkel të drejtat e njeriut


Pamje nga një takim i Organizatës së Shangait.
Pamje nga një takim i Organizatës së Shangait.
Raporti i publikuar nga një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ka gjetur se Organizata për Bashkëpunim e Shangait përdoret nga anëtarët e saj si “mjet për shkeljen e të drejtave të njeriut”.

Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me seli në Paris, konkludon se vendet anëtare të organizatës në fjalë përdorin kornizën e saj ligjore si justifikim për të shpërfillur garancitë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ajo vë në dukje se Konventa e Shangait obligon të gjitha vendet anëtare të pranojnë çdo akuzë për terrorizëm, të bërë nga ndonjë vend tjetër anëtar, madje edhe pa prova të duhura.

Konventa po ashtu lejon anëtarët të ngrenë akuza terrorizmi kundër disidentëve që kanë ikur në ndonjë vend tjetër anëtar.

Organizata për Bashkëpunim e Shangait është themeluar në vitin 2001. Ajo përfshin Rusinë, Kinën, Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.
XS
SM
MD
LG