Ndërlidhjet

Egjipt: Prezantueset e lajmeve me koka mbuluar


Ilustrim
Ilustrim
Televizioni shtetëror i Egjiptit ka shfuqizuar masën, e cila ka ndaluar prezantueset e lajmeve të paraqiten me koka të mbuluara.

Me një shami ngjyrë kremi dhe me një kostum të errët, Fatma Nabil është bërë prezantuesja e parë e Egjiptit që shfaqet me kokë të mbuluar, derisa lexon lajmet.

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka ruajtur politikën kundër shamisë gjatë presidencës së Hosni Mubarakut.

Ish-sunduesi veteran është përmbysur vitin e kaluar, nga revolta popullore.
XS
SM
MD
LG