Ndërlidhjet

Sulmi në Pakistan - vriten 2 shtetas amerikanë


Pakistan - foto arkivi
Pakistan - foto arkivi
Autoritetet pakistaneze thonë se dy shtetas amerikanë kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në Peshauar të Pakistanit.

Lajmin e ka konfirmuar ministri për informim i provincës Khiber, Mian Iftikar.

Burimet zyrtare thonë se sulmuesi vetëvrasës ka përplasur makinën e mbushur me eksplozivë në automjetin që përdorej nga Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Peshauar.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë ku është e pozicionuar Konsullata amerikane, ashtu si edhe organizata të tjera të huaja, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Të paktën 18 persona janë plagosur në sulm.

Ambasada e SHBA-së në Pakistan tha se është duke hetuar ngjarjen.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse, në të kaluarën, talibanët pakistanezë janë fajësuar për sulme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG