Ndërlidhjet

Vdes themeluesi i Kishës së Unifikuar


San Mjung Mun
San Mjung Mun
San Mjung Mun, themelues dhe udhëheqës i Kishës së Unifikuar me miliona ndjekës në mbarë botën, ka ndërruar jetë.

Zyrtarët kishtarë thonë se Mun, 92 vjeç, ka vuajtur nga pneumonia.

I lindur në një qytet që tani i përket Koresë Veriore, Mun ka themeluar lëvizjen e tij fetare më 1954 në Seul.

Kisha ka qenë e njohur në vitet 1970 dhe 1980 për organizimin e martesave masive të mijëra ndjekësve të saj nga vende të ndryshme të botës.

Mun ka përdorur kishën për të ndërtuar një perandori biznesi, përfshirë gazetën Washington Times, një universitet në Konektikut të SHBA-së dhe një ekip futbolli të Korsë Jugore.

Kritikët e shohin misionin e tij si një kult të rrezikshëm.
XS
SM
MD
LG