Ndërlidhjet

BE e shqetësuar për rastin Safarov


Bruksel
Bruksel
Bashkimi Evropian ka thënë se është i shqetësuar në lidhje me rastin e lirimit të oficerit të Azerbejxhanit Ramil Safarov.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, tha se BE po përcjell nga afër rastin e Ramil Safarovit, i cili ishte i dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një oficeri armen, por u fal nga presidenti i Azerbejxhanit pas ekstradimit nga Hungaria.

“Ne po përcjellim situatën nga afër dhe jemi në kontakt me të gjitha palët për të marrë më shumë informacione. Jemi në veçanti të shqetësuar me ndikimin e mundshëm që këto zhvillime mund të kenë në rajonin e gjerë, prandaj i bëjmë thirrje Azerbejxhanit dhe Armenisë që të përmbahen nga deklaratat publike, në mënyrë që të mos përshkallëzojnë situatën”, tha Kocijançiq.
XS
SM
MD
LG