Ndërlidhjet

Kreu i Kryqit të Kuq viziton Sirinë


Siri (Foto nga arkivi)
Siri (Foto nga arkivi)
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), thotë se presidenti i ri i organizatës ka filluar një udhëtim tre-ditor në Siri, i cili synon përmirësimin e qasjes së ndihmës ndërkombëtare për civilët në vendin e shkatërruar nga lufta.

KNKK tha presidenti Peter Maurer, planifikon që të martën në Damask të takojë presidentin sirian Bashar al-Asad dhe zyrtarë të tjerë të lartë, që të diskutojë, atë që organizata me seli në Gjenevë, e quajti, “përkeqësim të shpejtë të gjendjes humanitare”.

Kjo do të jetë vizita e parë në Siri e Maurerit, i cili mori përsipër udhëheqjen e agjencisë së pavarur nga Jakob Kellenberger më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG