Ndërlidhjet

Klinton takon liderët kinezë


Hillari Klinton
Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton pritet të takohet të mërkurën me udhëheqësit e lartë kinezë, përfshirë presidentin Hu Xhintao.

Pritet të diskutohen temat si Siria, Irani, Koreja e Veriut, si dhe kontestet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Para arritjes së Klintonit në Pekin, të martën vonë Ministria e Jashtme kineze shprehu shpresën se Uashingtoni “do të ruajë përkushtimin dhe do të bëjë përpjekje që të ndihmojë, në vend se të dëmtojë paqen dhe stabilitetin rajonal.”

Klinton është duke zhvilluar një turne aziatik.
XS
SM
MD
LG