Ndërlidhjet

Kosovë: Tre të arrestuar për prostitucion


Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për prostitucion në rajonin e Gjilanit.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë dy meshkuj dhe një femër. Të gjithë ata janë shqiptarë të Kosovës.

Policia nuk i ka publikuar emrat e plotë të të arrestuarve, por vetëm inicialet e tyre.

Dersia dy të dyshuar (S.I. dhe H.V. – femër), janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje në procedurë të shpejtë për “marrje me prostitucion”, personi I.B., i dyshuar për vepër “mundësim i prostitucionit”, është liruar dhe lënda shkon në procedurë të rregullt.
XS
SM
MD
LG