Ndërlidhjet

Kabul: Nga rrëzimi i helikopterit – 2 ushtarë të NATO-s të vrarë


Pamje nga rrëzimi i mëhershëm i helikopterëve në Afganistan
Pamje nga rrëzimi i mëhershëm i helikopterëve në Afganistan
Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë në Afganistann (ISAF) thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë sot në Afganistan, pasi helikoipteri i tyre u rrëzua në pjesën lindore të këtij vendi.

Në njoftimin e ISAF-it, që udhëhiqet nga NATO-ja, thuhet se për shkaqet e rrëzimit po zhvillohen hetime.

Zëdhënësi i NATO-s, Hagen Messer, tha se helikopteri u përplas në provincën Logar.

Militantët talibanë kanë pretenduar se i kanë rrëzuar dy helikopterë të NATO-s, por kjo nuk është konfirmuar nga asnjë zyrtar.
XS
SM
MD
LG