Ndërlidhjet

SHBA: Iraku të mos lejoj Iranin të dërgoj armë në Siri


Senatorët amerikanë Xhon MekKejn (majtas) dhe Xhoe Liberman
Senatorët amerikanë Xhon MekKejn (majtas) dhe Xhoe Liberman
Tre senatorë të Shteteve të Bashkuara i kanë tërhequr sot vërejtjen kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki, që të mos lejoj që Irani të fluturoj mbi hapësirën ajrore të Irakut, për të dërguar armatim dhe pajisje në Siri.

Senatori Xhoe Liberman tha se dështimi i Irakut që t’i ndalë fluturimet, mund t’i përkeqësoj marrëdhëniet afatgjata të Bagdadit me Uashingtonin dhe mund ta rrezikoj ndihmën nga Shtetet e Bashkuara, sipas Paktit strategjik të vitit 2008.

Këto komente u bënë pasi e përditshmja Nju Jork Tajms raportoi se Irani i ka vazhduar dërgesat për regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Një zëdhënës i qeverisë së Irakut tha se Irani ka premtuar se fluturimet për në Siri janë të karakterit humanitar dhe se i mbetet Uashingtonit për të provuar se në dërgesat iraniane ka armatim.

Xhoe Liberman tha se Uashingtoni nuk u beson pretendimeve të Iranit.

Senatori tjetër amerikan, Xhon MekKejn, tha se dërgimi i armatimit do të paraqiste shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në delegacionin e senatorëve amerikanë ishte edhe Lindzi Graham.
XS
SM
MD
LG